Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh. B., për veprën penale “shkelja e urdhrit për mbrojtje” nga neni 25 të Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje nr.03/L-182.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Sh. B., me datë 16.11.2018, në shtëpinë e tyre ka shkelur urdhrin për mbrojtje të dhënë nga Gjykata Themelore në Gjakovë. Sipas aktvendimit i është ndaluar që të kërcënoj dhe të kryej ndonjë veprim te dhunës ndaj palës se mbrojtur A.B., mirëpo i pandehuri ka shkelur urdhrin mbrojtës në datën e lartë cekur , duke përdorur prapë dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.
Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale i cila i vihet në barrë.