Dy doganieret e arrestuar bashkë me policët janë Senad Zherka e Enist Tortulla.
Gazeta Insajderi po ashtu merr vesh se nën operacionin e madh kundër policëve që dyshohen për lidhje me kontrabandën kufitare Kosovë -Shqipëri ka ndihmuar edhe shteti shqiptar.
Pjesë e këtij operacioni ishte edhe Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK).
Aksion i madh kundër kontrabandës është realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit bashkëpunim mes Inspektoratit të Policisë dhe Prokurorisë Speciale.
Gazeta Insajderi ka mësuar se deri tani janë arrestuar rreth 50 persona, në mesin e tyre dy doganier dhe të tjerët zyrtarë policorë.
Ndërkohë, detajet e aksionit për Insajderin i ka konfirmuar edhe vet kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
“Do të arrestohen një numër i madh i zyrtarëve policor. Ka edhe doganier të përfshirë. Aksioni sapo ka filluar. Bëhet fjale për dy pika kufitare”, ka thënë Isufaj për Insajderin.






