Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur disa aksione të ndara që janë realizuar në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Sipas raportit, në rrugën “19 Qershori” që gjendet në qytet, është arrestuar një i dyshuar, për armëmbajtje pa leje.
Ky i fundit ishte në kërkim që nga data 4 janar, për një rast që kishte ndodhur ‘si në filma’.
Në të njëjtin, i dyshuari i arrestuar dje, nëpërmjet kërcënimit të armës, ka arritur ta “neutralizojë”, një tjetër të dyshuar, pasi ky i kishte tentuar t’ia drejtonte armën një personi.
Policia e Kosovës ka thënë se i njëjti është dërguar në mbajtje, me vendimin të prokurorit.
Dy raste tjera janë regjistruar në dy fshatra të Podujevës.
Në Dumnicë është shoqëruar në stacion policor një person, i cili kishte shtënë me armë zjarri.
“Nga i dyshuari është konfiskuar arma AK-47 me dy karikatorë dhe pesë fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Edhe në fshatin Llapashticë të Poshtme është konfiskuar një armë, nga një i dyshuar i moshës së mitur.
“Njësiti policor, nga i dyshuari mashkull kosovar i moshës se mitur, ka konfiskuar një arme zjarri dhe një karikator pa municion. Lidhur me rastin është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur diçka tjetër. Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë PK.
Në raportin e sotëm ditor të Policisë së Kosovës, është njoftuar edhe për dy raste të dhunës në familje, ku viktima janë dy gra. Njëra është kërcënuar nga burri, e tjetra është rrahur.
Për rastin e parë, i dyshuari është në arrati, kurse tjetri që dyshohet se rrahur gruan e tij, është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje./Llapi.info






