Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, si dhe ka sekuestruar armë të kalibrave të ndryshëm dhe substanca narkotike, njofton Llapi.info.

Siç thuhet në raportin e PK-së, deri të sekuestrimi në fjalë ka ardhur pas urdhëresës së gjykatës për bastisjen e shtëpive dhe objekteve përcjellëse në dy lokacione, në pronësi të dy të dyshuarve. Policia s’e ka bërë të ditur më saktësisht vendin se ku është realizuar ky aksion.

“Podujevë 20.08.2020-09:10. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, në dy lokacione janë bastisur shtëpitë me objekte përcjellëse, prona të dy të dyshuarve meshkuj. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë automatike me 5 fishekë të kal.7.62 mm, një pushkë gjuetie me dylbi me 2 fishek të kal.7mm, 2 fishekë te kal.12 mm një karikator i  pistoletës, një palë dylbi te pushkës së gjuetisë dhe një qese e najlonit me substanca te dyshuara narkotike me peshë rreth 2.1 gram. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, rasi në polici është cilësuar si “armëmbajtje pa leje dhe posedim i paautorizuar i substancave narkotike”./Llapi.info