Një aksion i Policisë së Kosovës është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të enjtes, ku është arrestuar një person në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti ka qenë në kërkim nga organet e rendit, ndërsa është arrestuar me vendim të gjykatës.

I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.

Policia e Kosovës s’e ka bërë të ditur identitetin dhe arsyet që kanë çuar në arrestimin e të dyshuarit.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar…/Llapi.info