Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka arrestuar rreth 10 persona në lagjen Emshir të Prishtinës.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe të atillë që janë në kërkim ndërkombëtar.

Burime të “Indeksonline”, bëjnë me dije se ata u arrestuan nga njësi të specializuara të Policisë së Kosovës.

Poashtu policia ka sekuestruar edhe disa armë e drogë në këtë aksion.

Pas pak detaje të reja nga ky operacion i Policisë së Kosovës.