Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion antidrogë të koduar “Delivery”, ku janë arrestuar pesë persona, katër prej tyre për trafikim narkotikësh dhe një për krime kibernetike, shkruan Insajderi.

Operacioni u realizua pas hetimeve disa javore, ndërsa dy të dyshuarit kryesorë u ndaluan pas një ndjekjeje policore që nisi në Veternik dhe përfundoi në hyrje të Vushtrrisë. Gjatë aksionit u sekuestruan mbi 3 kilogramë marihuanë, sasi e vogël kokaine, para të gatshme, telefona dhe vetura.

Në bastisjet në katër lokacione në Prishtinë, policia zbuloi edhe një hapësirë të përshtatur si “call center”, ku u konfiskuan laptopë dhe u përfshinë njësitë për krime kibernetike.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me prokurorinë kompetente.