CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
Lokale - eSIMy

Një aksion policor  është duke u zhvilluar sonte në Prizren, në vazhdën e operacioneve të zakonshme që Policia e Kosovës ndërmerr për kontroll të lokaleve të frekuentuara, identifikim të personave të dyshuar dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtje pa leje, substanca narkotike dhe rrezikshmëri shoqërore.

Kontrollet janë zhvilluar në disa lokale të frekuentuara në qytet, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme.

Këtë aksion e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Është plan operativ i sezonës verore 2025. Policia i ka rritë angazhimet, me qëllim sigurinë për të gjithë qytetarët”.