Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në një aksion të koduar “Gropa”, kanë arrestuar 10 persona dhe kanë konfiskuar 70 kilogramë heroinë.

Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ky aksion ka marrë një punë të gjatë hetimore dhe koordinim të zinxhirit të organeve të rendit.

Përveç konfiskimit të 10 kilogramëve substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe të disa pajisjeve për përpunimin e saj, janë arrestuar 10 persona nën dyshimin se kanë të bëjnë me rastin.

Prokuroria zotohet se do t’i mbajë të informuara mediet lidhur me këtë çështje.

Ky është njoftimi i plotë:

Ndalohen 10 persona për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Ferizaj, 23 Maj 2022 –Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin dhe Trafikimin e Narkotikëve, sot kanë realizuar aksionin “Gropa”, ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj dhe janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë (70) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj, ku me ç’rast janë arrestuar dhjetë (10) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .

Lidhur me këtë aksion, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera.