Lokale - eSIMy

Bekim Jashari, kryetari i Skenderajt, ka reaguar pas vdekjes së 13 vjeçarit i cili është goditur gjatë ditës nga një veturë.

“I tronditur nga ngjarja e pasditës së sotme, ku vozitja e pakujdesshme ndau 13 vjeçarin nga prindërit, të thyer tashmë shpirtërisht, familja, shokët e shoqet e klasës, nga bashkëmoshatarët tjerë”, ka shkruar Jashari në profilin e tij në Facebook.

“Edhe sa jetë tjera duhet të shuhen, që thirrja e arsyes për kujdes në komunikacion, të dëgjohet e të respektohet”?

“I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, dhe lutemi për jetën e motrës të së ndjerit, e cila është shtruar në spital për trajtim mjekësor”.