Një kamion që transportonte 100 majmunë është përfshirë në një aksident automobilistik në shtetin amerikan të Pensilvanisë.

Një kamion me rimorkio që bartte majmunët drejt një laboratori u përplas mbrëmë në Montour, njoftoi policia e Pensilvanisë.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të lajmërojnë policinë e shtetit nëse kanë vërejtur kafshët që kanë ikur nga kamioni.

Nuk dihet se cili lloj i majmunëve ishin në automjet, por policia ka publikuar një foto të një kafshe në një pemë.

Nuk dihet nëse në aksident ka mbetur i lënduar ndonjë nga personat apo kafshët. /Telegrafi/