Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, më saktësisht në fshatin Penuhë, raporton Llapi.info.
Si pasojë e përplasjes së dy veturave kanë mbetur të lënduar dy persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Më, 01.09.2020, në ora 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Krasniqi.
Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka bërë të ditur se vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, prej tyre 24 kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info