Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin ku vdiqën dy persona në Siboc të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Policia ka bërë me dije se shoferi i autobusit me të cilin u aksidentua vetura ku gjendeshin mërgimtarët që po vinin nga Sllovenia në Kosovë, është arrestuar.

“Fsh. Sibovc, Podujevë 29.07.2022 – 04:40.  Është raportuar për një aksident trafiku mes një veture me targa të huaja dhe një autobusi me targa vendore, në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjeri i veturës, viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor. Poashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe dy pasagjerë tjerë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupat e pajetë me urdhër të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion, poashtu drejtuesi i autobusit i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info