Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Vranjevc të Prishtinës, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:00 në rrugën “Bahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë tre persona janë të lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Marrë parasysh statistikat ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 39 aksidente, 1 prej tyre ka përfunduar me fatalitet dhe 19 të tjerë me persona të lënduar./Llapi.info