Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në fshatin Shakovicë, raporton Llapi.info
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku me ç’rast janë lënduar katër persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas Policisë së Kosovës, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.
“Fshati Shakovicë, Podujevë 14.10.2018-10:14. Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në të cilin kishin qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh. Përveç dëmeve materiale si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, dy vozitësit dhe dy pasagjerë të gjithë meshkuj K/Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore. Është njoftuar prokurori me urdhër të tij rasti hetohet në procedurë të rregull”, njofton Policia.
Ndryshe, gjatës ditës së diele nëpër rrugët e Kosovës kanë ndodhur 27 aksidente prej të cilave një ka përfunduar me fatalitet, 17 me persona të lënduar dhe nëntë të tjera me dëme materiale./Llapi.info









