Një aksident trafiku ka ndodhur ditë më parë në rrugën Prishtinë – Podujevë, ku një grua është goditur nga një veturë, raporton Llapi.info.
Viktima ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që e njëjta dje ka ndërruar jetë. Kështu ka njoftuar raporti i Policisë së Kosovës.
“Rr. Nacionale Prishtinë Podujevë, 16.12.2021-16:55. Në lidhje me rastin është raportuar se me 24.12.2021 në Klinikën Intensive në QKUK- Prishtinë, viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në mjekësinë ligjore”, thuhet në raportin e PK-së.
Aksidenti pati ndodhur në fshatin Gllamnik, ndërkohë që vozitësi i automjetit ishte arrestuar./Llapi.info
Shkeli me veturë një grua në Gllamnik të Podujevës, arrestohet shoferi






