Lokale - eSIMy

Llapi.info ka raportuar dje për një aksident që ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan tutje Llapi.info.

Në këtë aksident u përfshinë një veturë dhe një motoçiklist, ku për pasojë ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda trupore.

I njëjti ka pranuar fillimisht tretman mjekësor në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore, ndërkohë që menjëherë ishte nisur për në QKUK.

Raporti i Policisë së Kosovës, dërguar mediave sot, ka bërë të ditur se shoferi i veturës është arrestuar.

“Rr.Zahir Pajaziti, Podujevë 23.08.2022 – 11:30. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK./Llapi.info