Të shtunën mbrëma në Thuringen ndodhi një aksident i rëndë, ku u përfshinë tri vetura. Siç ka bërë të ditur gazeta gjermane “Bild” shtatë persona vdiqën, prej tyre gjashtë u dogjën në veturat e tyre.
Madje, sipas njoftimit të Policisë së Thuringenit, në një veturë Mercedes vdiqën pesë 19-vjeçarë, pasi vetura e tyre u përfshi nga zjarri.
Një veturë BMW u përplas në mënyrë frontale me një Mercedes dhe një Volkswagen.
Në një aksident të rëndë trafiku në autostradën B247 në Bad Langensalc të Gjermanisë, shtatë persona humbën jetën, kurse tre tjerë pësuan lëndime të rënda.
“Në aksident u përfshinë tri vetura, BMW, Volkswagen dhe Mercedes”, tha Sandra Knopf nga qendra operative për Bild.
Sipas saj, një veturë ishte futur në anën e kundërt, dhe ishte përplasur me vetura që vinin direkt me shpejtësi të madhe.
Të dy këto vetura të aksidentuara u përfshinë nga zjarri, kurse zjarri e bëri të vetën, duke i bërë shkrumb e hi.
Ekipet e zjarrfikësve nuk kanë arritur që të ndihmojnë personat e përfshirë në aksident, ku si pasojë janë djegur për vdekje gjashtë persona.