Si pasojë e një aksidenti të trafikut i cili ka ndodhur rreth orës 14.00 të së shtunës në fshatin Bresalc të Komunës së Gjilanit në magjistralen për Prishtinë kanë mbetur të lënduar tre persona, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali më parë raportoi për aksidentin ku mbetën tre të lënduar.

Ata fillimisht janë dërguar në Spitalin e Gjilanit për trajtim, ku dy janë liruar në shtëpi e një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK.

Drejtori i Spitalit Rgjional të Gjilanit Arsim Emini, tregoi për Gazetën Sinjali, se një 55 vjeçare ka pësuar lëndime në fytyrë, në sy dhe në kokë. Është bërë CT e kokës dhe është udhëzuar për QKUK.

Sipas tij dy pacientëve të tjerë u është dhënë ndihma dhe janë lëshuar në shtëpi.