Lokale - eSIMy

Një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 21:45 në Shtedim të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka shtuar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetrua dhe një biçikletë – ku për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka humbur jetën.

Më tej, Borovci ka deklaruar se rruga që të çon drejt pikës kufitare në Merdar do të jetë e bllokuar, duke kërkuar nga qytetarët që t’u drejtohen rrugëve alternative.

“Deri në përfundim të këqyrjes së vendit të ngjarjes ky segment rrugor do të jetë plotësisht i bllokuar për qarkullim të automjeteve.  Andaj lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative që shpien  nga drejtimi i Podujevës në drejtim të Merdares dhe anasjelltas”, ka thënë ai per Llapi.info.

Llapi.info ka mësuar se i vdekur ka mbetur një 30 vjeçar./Llapi.info