Sot janë raportuar disa raste të lëndimeve serioze nga përdorimi i trotinetëve elektrikë, ndërsa lidhur me këtë çështje, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli bërë të ditur se Komisioni për Mjedis bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit po punon në plotësim ndryshimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Pacolli në një postim në Facebook shkruan se grupi punues e ka draftuar një nen të veçantë që rregullon përdorimin e trotinetëve dhe shumë shpejt do të dërgohet në seancë.

“Çdo ditë po raportohet për aksidente dhe lëndime serioze që po shkaktohen nga përdorimi i trotinetëve elektrik.

Akoma nuk kemi ligj që rregullon përdorimin e trotinetëve elektrik por Komisioni për Mjedis bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit po punon në plotësim ndryshimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor. Grupi punues e ka draftuar një nen të veçantë që rregullon përdorimin e trotinetëve. Shumë shpejt projekligji do të dërgohet në seancë.

Ashtu siç edhe mjekët po konstatojnë, lëndimet nga trotinetët mund të jenë serioze prandaj prindërit duhet të kujdesen që fëmijët e tyre të mos dalin në rrugë me trotinete”, shkruan ajo.