Një aksident zingjiror ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Në aksident janë përfshirë disa vetura, ndërsa nuk dihen arsyet e aksidentit.
Në pamjet e dërguara nga një lexues i lajmi.net, shihen kolonat e gjata që janë shkaktuar si pasojë e aksidentit që ka bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Kolonat e gjata kanë bërë që edhe automjeti i ndihmës së shpejtë të kalojë me vështirësi.
Ende nuk dihet për të lënduar nga aksidenti.