Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.
Siç mëson Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë 3-4 vetura, zingjirë (njëra pas tjetrës), ndërkohë që ka edhe persona të lënduar – por fatmirësisht jo rëndë.
Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar






