Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali mëngjesin e të shtunës.
Në këtë përplasje të ndodhur rreth orë 4:30 të mëngjesit, ka mbetur i vdekur një i ri shqiptar.
Makina ‘Benz’ me të cilin po udhëtonte doli nga rruga duke u përplasur me një pemë në rrugën ‘Mavora’ në Gaggio, Castelfranco Emilia.
Pavarësisht mbërritjes së shpejtë ambulancës, i riu shqiptar kishte vdekur në vend, menjëherë pas aksidentit.
Ndërkohë që nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë, të cilët janë një italian dhe një rumun.