Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur sot, rreth orës 13:00, në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren – Morinë.

Sipas burimeve të sigurta të Sinjalit, në aksident janë përfshirë një veturë VW Tiguan me targa AB-856-NG, e cila drejtohej nga Ylli Tali, rreth 46-vjeçar dhe një kamion i tipit Mercedes me targa AB-480-JT, që drejtohej nga Kristal Korbi, rreth 36-vjeçsar, nga Shqipëria.

Si pasojë e përplasjes, Xhensila Xixa, rreth 32-vjeçare, pasagjere në veturën Tiguan, me banim në Fushë-Krujë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e saj.

Ndërkohë, shoferi i veturës Ylli Tali dhe pasagjerja tjetër, Lavdi Xixa, rreth 36-vjeçar, janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku janë duke u trajtuar në emergjencë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.