Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Podujevë, konkretisht ‘Te Qershiat’, raporton Llapi.info
Në këtë aksident sipas dëshmitarëve, kanë qenë të përfshira katër vetura, me ç ’rast kanë mbetur të lënduar tre persona.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe Emergjenca në Podujevë, derisa të lënduarit janë duke u trajtuar nga mjeku kujdestar.
“Nga aksidenti në fjalë kanë mbetur të lënduar tre persona, mjeku është duke i kontrolluar, por sipas informatave të para lëndimet nuk janë të rënda”, kanë thënë nga Emergjenca.
Ndërkohë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin./Llapi.info







