Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në rrugën Podujevë – Prishtinë, konkretisht tek rrethrrotullimi në fshatin Siboc, raporton Llapi.info.
Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se një veturë e tipit “Golf 2” ka kaluar sipër mbi këtë rreth.
Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident nuk ka persona të lënduar.
Aksidentet në këtë rrethrrotullim janë thuajse çdo natë. Frekuentuesit janë ankuar për moslajmërim me kohë dhe mos ndriçim të duhur në këtë pjesë./Llapi.info






