Lokale - eSIMy

Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur në rrethrrotullimin që gjendet në rrugën Podujevë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Siboc, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, në këtë aksident është përfshirë vetëm një veturë.

Sipas tyre, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.

Duhet theksuar se aksidentet në këtë rrethrrotullim janë duke ndodhur thuajse çdo mbrëmje./Llapi.info

Më poshtë pamjet e siguruara nga Llapi.info: