Në ora 01:00 pas mesnatës ka ndodhur një aksident i rëndë rrugës për Dumnicë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura.
Sipas pamjeve të siguruara nga Llapi Info dhe informacioneve brenda Policisë së Kosovës në aksident kanë mbetur të lënduar disa persona.
Në vendngjarje shihen edhe ekipet mjekësore.






