Lokale - eSIMy

Një veturë e KEDS-it është vetaksidentuar pasditen e së hënës në fshatin Zhiti të Podujevës, duke përfunduar në një greminë, njofton Llapi.info

Sipas dëshmitarëve në këtë vetaksident nuk ka persona të lënduar, veçse dëme materiale.

Ndërsa, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hetuar rastin.

Ndryshe, nëpër rrugët e Kosovës gjatë ditës së diel sipas statistikave të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 30 aksidente, prej tyre 3 ishin me fatalitet./Llapi.info