Foto ilustrim

Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në fshatin Zakutë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident është përfshirë një veturë e tipit “BMW”, e cila ka dalë matanë rrugës kryesore, nga ku një person ka mbetur i lënduar. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:30 në fshatin Zakut të Podujevës, ka ndodhë aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e këtij vet aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vet aksident”, ka thënë Ahmeti.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 56 aksidente, prej tyre, 22 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info