Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident është përfshirë vetëm një veturë, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për një vetaksident trafiku të ndodhur në fshatin Vranidoll të komunës së Prishtinës. Nga informatat e para bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një veturë ndërkohë që një person ka vazhduar të marrë trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti”, deklaroi ai.

Borovci ka shtuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./Llapi.info