Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
Sipas PK-së, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Si pasojë e kësaj përplasje, kanë mbetur të lënduar tre persona – fatmirësisht jo rëndë.
Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
Ekipet policore janë marrë me rastin.
/Llapi.info






