Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në fshatin Ulgarë të Gjilanit.

Për pasojë ka vdekur i riu G.Salihu nga fshati Pogragjë i Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar aksidentin për Indeksonline, duke thënë se vozitësi që ka humbur jetën është 19 vjeçar.

“Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në fshatin Uglar të Komunës së Gjilanit.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, fatkeqësisht njëri nga vozitësit, viti 2000 e ka humbur jetën” ka thënë Hashani.

Indeksonline mëson se i riu ishte djali i vetëm i familjes Salihu.