Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Podujevë – Prishtinë, raporton Llapi.info.

Siç ka mësuar Llapi.info, aksidenti ka ndodhur tek rrethrrotullimi që gjendet në këtë fshat, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e këtij aksidenti ka pasur edhe persona të lënduar lehtë. Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e kësaj përplasjeje .

Duhet potencuar se aksidentet në këtë rrethrrotullim janë duke ndodhur thuajse çdo ditë. Për këtë, frekuentuesit e kësaj rruge nacionale që lidh Llapin me kryeqytetin janë ankuar për mosrregullim të duhur./Llapi.info