Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Sekiraçë, raporton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka shtuar se një këmbësor është goditur nga një veturë në lëvizje.

“Sot rreth orës 17:00, në rrugën Podujevë-Prishtinë (në fshatin Sekiraqë) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se me rastin po merren hetuesit e Trafikut Rajonal./Llapi.info