Një aksident trafiku ka ndodhur para mbrëmjes në fshatin Samadraxhë të Suharekës.
Katër persona kanë mbetur të lënduar pas përplasjes së dy veturave, njofton Klan Kosova.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të shpejtësisë dhe shenjave të komunikacionit. Katër personat e lënduar janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.