Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Penuhë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Raportohet të ketë edhe persona të lënduar, por jo rëndë – ndërkohë që si pasojë e aksidenti janë krijuar kolona të gjata.

Ndryshe, rruga Prishtinë – Podujevë sonte është bërë vështirë e kalueshme si pasojë e ngricave nga temperaturat e ulëta./Llapi.info