Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus, ku për pasojë ka edhe persona të lënduar.

Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Në vend-ngjarje janë parë edhe zjarrfikësit.

Si pasojë e këtij aksidenti, rruga Prishtinë – Podujevë është bllokuar. Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës./Llapi.info

Llapi.info ka siguruar pamje nga aksidenti, ku shihet se një veturë ka dalë matanë rrugës – si pasojë e përplasjes me autobusin./Llapi.info