Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Sekiraçë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, janë përfshirë dy vetura.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.

Ekipet e njësitit të trafikut të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet që kanë çuar në këtë aksident. /Llapi.info