Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.
Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkohë që Llapi.info është në pritje të informacioneve nga zëdhënësit e Policisë.
Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti.
Si pasojë e kësaj ndeshjeje janë krijuar kolona të gjata në rrugën që lidh Llapin me kryeqytetin.
/llapi.info/