Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Besi.
Një furgon, i cili po barte ushtarë të FSK-së ka dalë nga rruga, në tentim të shmangies së një aksidenti me një veturë.
Nga pamjet e siguruara nga Indeskonline shihet kombi i cili ka dalë nga rruga, ndërsa afër tij shihen pjestarët e FSK-së, të cilët ishin duke udhëtuar me kombin e aksidentuar.
Nuk raportohet për të lënduar.
/llapi.info/