Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht tek udhëkryqi në Milloshevë, raporton Llapi.info.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në  raportin e saj ditor.

“Udhëkryqi Milloshevë 06.03.2022-18:10. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në të cilin kanë qenë të involvuara dy vetura, Si pasoj e aksidentit drejtuesi i njërës veturë ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport./Llapi.info