Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Bardhosh, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku për pasojë ky i fundit ka pësuar lëndime trupore. Kështu ka thënë për Llapi.info edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30, në rrugën Prishtinë -Podujevë (në fshatin Bardhosh) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit këmbësori,  ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, është shprehur Ahmeti./Llapi.info