Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht tek udhëkryqi që të çon për Milloshevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se janë përfshirë dy vetura.

Sipas dëshmitarëve, nga ky aksident ka edhe persona të lënduar lehtë.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Si pasojë e këtij aksidenti “kokë më kokë” nga dy vetura, në këtë magjistrale janë krijuar kolona të gjata./Llapi.info