Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Besi.
Burime të Llapi.info, kanë treguar se aksidenti ka ndodhur në mëngjes kur edhe rruga kishte qenë e vështirë e kalueshme si pasojë e të reshurave të borës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura.
Përveç ekipeve të Policisë së Kosovës, sipas burimeve, në vend-ngjarje janë parë edhe ato të urgjencës.
Llapi.info është në pritje të informacioneve shtesë nga Policia e Kosovës.
/Llapi.info






