Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugë nacionale Prishtinë – Podujevë, ku kanë mbetur të lënduar dy persona, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa civile ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësorë”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info