Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
“Rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Bardhosh), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona”, është shprehur Ahmeti.
Policia e Kosovës në statistikat ditore të saj ka bërë të ditur se gjatë së mërkurës në nivel vendi janë regjistruar 41 aksidente, prej tyre, 14 me persona të lënduar./Llapi.info






