Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident është përfshirë një veturë, ku për pasoë kanë mbetur të lënduar dy person. Kështu ka thënë për Llapi.info edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00,në rrugën Prishtinë -Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, është shprehur Ahmeti./Llapi.info






