Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Sinjali ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku sipas pamjeve duket se janë përplasur dy vetura dhe se vetura shihet tejet e dëmtuar.
Ende nuk dihet se a ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Llapi.info ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.
Llapi.info do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.
Pamje nga vendi i ngjarjes:







